Një kontroll i befasishëm i policisë në banesën e vlonjatit ka zbuluar në sasi lënde narkotike kanabis dhe dy armë gjahu pa leje.

Policia ka shpallur në kërkim A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, Vlorë. Vijon puna për arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.


Njoftimi i Policisë

DVP.Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë shpallur në kërkim shtetasin: A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, Vlorë, (pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 35 kg lëndë narkotike kanabisi dhe dy armë gjahu).

Po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.