Policia: I mbyturi në lumin
e Tiranës u vra nga i ati

Policia: I mbyturi në lumin<br />e Tiranës u vra nga i ati
TIRANË –  Policia e Tiranës ka arrestuar Ruzhdi Fisnikun, babanë - vrasës të djalit të tij 44-vjeçar, Agron Fisniku. Gjatë një grindjeje në shtëpi, pasi djali nuk punonte, babai e ka vrarë të birin me thikë dhe e ka hedhur në lumin e Tiranës. Ata jetonin në fshatin Babrru të Tiranës.

MENGJESIN E 21 QERSHORIT GJENDET NE LUME NJE KUFOME, IDENTIFIKOHET PASDITE

Policia identifikon të mbyturin e gjendur mëngjesin e djeshëm, në lumin e Tiranës, si Agron Fisniku, banor i Babrrusë, 44 vjeç. Policia ka shoqëruarprindërit e tij për të mësuar shkaqet e vdekjes pasi ata nuk denoncuan për humbjen e djalit. Fillimisht mësohet se ka pasur debate ndërmjet tij dhe familjarëve të tij. Në banesën e tij është gjetur arma e krimit dhe njolla gjaku.

Policia njoftoi paraprakisht se trupi u gjend rreth orës 18.00, në fshatin Babrru, në lagjen e Preçve, rreth 3- metra larg bregut të lumit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima ishte rreth 180 cm i gjatë, me flokë të errëta, me mjekër të gjatë, i moshës rreth 50-vjeç; në parakrahun e majtë kishte një tatuazh në formë spirance me një yll.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan