​Identifikohet shtetasi i mbytur dje në plazhin e Hamallajt, në Durrës. Sipas policisë viktima është 57 vjeçari me inicialet Xh.V. 57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak.

Ai u gjet i mbytur një ditë më parë në zonën e Hamallajt të Durrësit. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit, ai nuk mund të mbijetojë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com