Policia italiane zbulon 'supermarketin' e drogës/Ja bosja shqiptare në pranga

Policia italiane zbulon 'supermarketin' e drogës/Ja bosja shqiptare në pranga

'Supermarketi' i droges në Sant'Anna

Policia italiane ka zbuluar një “supermarket” të vërtetë droge që ndodhej në rrugën Sforza në Sant’Anna në të cilin kishte shumë minorenë dhe ka sekuestruar rreth 250 mijë euro.

Ishin fqinjët ata që kishin njoftuar autoritetet në lidhje me punën që bëhej në supermarket. Në krye të këtij grupi ishte një shqiptare e quajtur Adelina Lisi 40 vjeç e cila çdo ditë pasi dërgonte të bijën në shkollë kthehej dhe fillonte punën.

Mësohet se bashkëpunëtor të saj përveç minoreneve ishte dhe djali i saj 23 vjeçar Hasan Lisi dhe dhëndri i saj 28 vjeçar Valentin Ungureanu të cilët kanë rënë në prangat e policisë italiane. Aktiviteti i tyre vazhdonte prej dy vitesh dhe policia ka sekuestruar 2 kile marihuanë,1 kg hashash dhe 15 gramë kokainë që janë gjetur të fshehura ne një çantë në dhomën e lavanderisë.

Gjatë hetimeve u zbulua që ata fshihnin drogë dhe në 13 apartamente të tjera dhe nga frika fqinjët nuk u thonin jo. Aktiviteti fillonte në orën 8:00 të mëngjesit dhe përfundonte në orën 23:00. Çmimi për 0.8 gramë kokainë ishte 60 euro ndërkohë që një gram marihuanë kushtonte 5-10 euro e cilësisë së dytë.

Familja Lisi jetone në një shtëpi sociale dhe vetmja pronë që ishte ligjore ishte ajo e burrit të Adelinës. Ata për dy vjet kishin blerë tokë në dy vende një në rrugën Pollo tjetra në rrugën Sillori. Policia ka gjetur në njërën nga tokat 35 mijë euro të fshehura në tokë. Adelina është shprehur se e kish krijuar aktivitetin për ti blerë shtëpi së bijës dhe me shumë mundësi dhe për të blerë shtëpi të tjera. Policia ka sekuestruar 250 mijë euro ndërsa droga e larguar nga tregu ka një vlerë totale prej 33 mijë euro, 10 mijë kokainë, 15-20 mijë marihuanë dhe 7-8 mijë hashash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë