Për shkak të kushteve që këqija meteorologjike disa nga akset kryesore rrugore vazhdojnë të jenë të bllokuara, apo të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, në qarkun e Kukësit aksi B.Curri – Qafë Morinë dhe pjesa më e madhe e akseve të tjera janë të pakalueshme, ndërkohë që me zinxhir mund të kalohet në aksin Morinë – Kalimash, Kukës – Krumë dhe Kukës- Topojan.
Në qarkun e Dibrës situata paraqitet më e lehtësuar, ku pjesa më e madhe e akseve kalohen me zinxhirë, ndërsa në qarkun e Shkodrës akset Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, Qafë Mali – Dardhë – Fierz, Fushë Arrës – Iballë janë të pakalueshme.
Në qarkun e Lezhës, në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalushme, ndërsa në qarkun e Tiranës, aksi në drejtim të Qafë Krrabës është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa ai në drejtim të Dajtit është i kalueshëm me zinxhirë.
Në qarkun e Elbasanit i vetmi aks i bllokuar është ai Librazhd – Bulqizë, ndërsa në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale. Në qarkun e Korçës aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa ai Boboshticë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë.
Në qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës të gjitha akset rrugore kalohen pa zinxhirë. Ndërsa në qarkun e Vlorës, në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
Në pjesën më të madhe të zonave temperaturat sot janë më të ulta dhe rreshjet e dëborës vazhdojnë me më shumë intensitet, ndërkohë që po punohet për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com