Policia:Janë shpërndarë pajisje 
për të fotografuar votën/ FOTO

Policia:Janë shpërndarë pajisje <br />për të fotografuar votën/ FOTO
Policia e Shtetit denoncon një formë të re të fotografimit të votës. Sipas policisë elementë të caktuar kanë shpërndarë aparate të cilat mund të fotografojnë votën që do të shërbejë si dëshmi për ata që e kanë shitur atë.

Në një njfotim të shpërndarë për mediat Policia e Shtetit paralajmëron që ndëshkimi do të jetë shumë i ashpër për të gjithë ata që do të shkelin ligjin.

Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit disponon informacion te mjaftueshem se elemente te caktuar kane ne perdorim dhe shperndare aparate (si ne foto), me te cilat do te tentojne te fotografojne voten si deshmi per voten e blere.

Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t'ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.

Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit. 

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shitblerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit. 

Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte. 

Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve.


kamerat e fshehta
kamerat e fshehta

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë