QAFË THANË – Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit informoi qytetarët shqiptarë se në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë, tashmë mund të kalojnë me kartë identiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve. Sipas policisë, autoritetet policore Maqedonase e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre.
PALA MAQEDONASE REFUZOI KARTAT
Ka zgjatur shumë pak orë marrëveshja e kalimit kufitar karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e cila hyri në fuqi sot, pasi autoritetet e Shkupit në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk e kanë zbatuar atë, duke mos lejuar kalimin e shtetasve shqiptarë përtej kufirit.
Policia maqedonase njoftoi se shkak i mos respektimit të marrëveshjes është fakti se ajo nuk ka pasur ende asnjë njoftim zyrtar nga Shkupi për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë, policia shqiptare ka vazhduar ta aplikojë atë rregullisht.
Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 1 dhjetor 2011 nga ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe homologu i tij maqedonas Nikola Poposki. E njëjta marrëveshje po zbatohet prej pak kohësh edhe me Malin e Zi: edhe në këtë rast, gjatë ditës së parë të hyrjes së saj në fuqi pati disa probleme në pikat kufitare që më pas u zgjidhën.
(aq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com