Tiranë-Policia ndaloi në doganë sot 11 shtetas afganë, të cilët ishin klandestinë nga fqinji ynë Greqia. Ata u gjendën brenda një trajleri, i cili importonte mallra elektro-shtëpiake dhe konfeksione nga Turqia. Klandestinët dyshohet të kenë hyrë fshehurazi në trajler në një moment pushimi të drejtuesit të automjetit që vinte nga Izmiri për në Tiranë.
Ndërkohë policia shoqëroi drejtuesin turk të automjetit, ku u gjendën klandestinët, si dhe janë në hetimin e pistës së kalimit të jashtëligjshëm të kufirit i cili niste në Greqi. Shtetasit afganë u dërguan në një qendër të mbyllur në Tiranë, ndërkohë që pritet dëbimi i tyre për në kufirin grek.
/Shqiptarja.com