Policia kap në flagrancë një 29-vjeçar të dehur, apel qytetarëve (Video)

Policia kap në flagrancë një 29-vjeçar të dehur, apel qytetarëve (Video)

Policia Rrugore e Tiranës

Një 29-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit në 'Kombinat', pasi po drejtonte mjetin me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet H.M.

I riu rezultoi nga testi i parë i bërë me sasinë e alkoolit 0.62 mg/l, ndërsa nga testi i dytë me 0.59 mg/l.

Policia Rrugore i bën thirrje qytetarëve që të mos shpejtojnë, pasi radari funksionon në çdo rrugë të kryeqytetit.

“Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me policin rrugor është në çdo rrugë të Tiranës”, apelon Policia duke shtuar se mjetet e transportit publik janë zgjidhja më e mirë në rast se drejtuesit e mjetit dëshirojnë të konsumojnë alkool.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë