Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuare të larguar ditën e sotme nga banesa. Shtetasia quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e “Medreses”.
Në momentin e largimit nga banesa kjo shtetase ka patur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë.
Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202.
Komento
Oh sa keq! Zonja ka qene mesuese filloreje ne nje klase paralele me te te timen tek shkolla Skender Caci. Sa here qe e kam pare rastesisht vitet e fundit e kam pare te vetme dhe te humbur ne mendimet e saja. Nuk e di pse me transmetonte nje lloj trishtimi, vetmie... Do ta njihja patjeter nese do ta shikoja.
Përgjigju