Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse

Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse

Parlamenti Evropian, Bruksel

Zyra e Prokurorit Federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian (PE) dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

Përmes një deklarate, prokurorët thanë se zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust, dhe me autoritetet gjyqësore franceze.

Bastisjet u kryen më pak se dy javë para se të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor.

Muajin e kaluar kryeministri i Belgjikës, Alexender De Croo, kishte njoftuar se ishte kryer një hetim. Ai tha se shërbimi i inteligjencës kishte konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që po tentonte të minonte mbështetjen për Ukrainën.

“Kontrollet janë pjesë e rastit për ndërhyrje, korrupsion pasiv dhe anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lidhet me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e PE-së janë kontaktuar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes ueb-faqes së lajmeve, Zëri i Evropës”, thanë prokurorët.

Prokurorët thanë se besojnë që i punësuari ka luajtur “rol të rëndësishëm” në këtë rast.

BE-ja gjatë këtij muaji ua ka ndaluar Zërin e Evropës dhe tri media tjera ruse transmetimin në bllokun prej 27 anëtarësh. BE-ja tha se këto media janë nën kontrollin e Kremlinit dhe po shënjestronin “partitë politike evropian, veçmas gjatë periudhës zgjedhore”.

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka suspenduar edhe Russia Today dhe Sputnik dhe disa media të tjera.

De Croo tha muajin e kaluar se hetimi tregoi se anëtarët e PE-së ishin kontaktuar dhe u ishin ofruar para për të promovuar propagandën ruse.

“Sipas shërbimit tonë të inteligjencës, objektivët e Moskës janë shumë të qartë. Objektivi është që të ndihmohet në zgjedhjen e më shumë kandidatëve prorusë në PE dhe të përforcojë një narrativë të caktuar prorus në këtë institucion”, tha ai.

Shtetet e BE-së kanë dhënë armë dhe ndihmë tjetër për Ukrainën në vlerë prej miliarda eurosh. BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ndaj bankave, kompanive dhe sektorit të energjisë që kur nisi lufta në Ukrainë./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje