Policia e Kosovës  ka zhvilluar një  operacion i cili u realizua për shkak të e dyshimeve për përdorim te lëndëve narkotike, shitblerjen e tyre dhe gjetjen e personave në kërkim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë së bashku me Njësinë Speciale ka bastisur 10 lokale, ku 16 persona janë shoqëruar në stacionin e policisë së Prishtinës.

Gjatë operacionit  të realizuar nga autoritetet kosovare janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike,1 dorezë hekuri si dhe është gjendur lëndë narkotike në disa nga lokalet e bastisura.

Drejtori rajonal i Policisë, Rexhep Sijarina, tha se operacioni në lokalet te kompleksi “Lesna” në Prishtinë  është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

Gjatë operacionit, 3 lokaleve janë mbyllur nga organet përkatëse si pasojë e dokumentacionit jo të rregull.