Dy ditë pas goditjes për vdekje të turistit rus, Denis Kaiumov, nga një mjet lundrues në det, Policia e Vlorës ka nisur një operacion të gjerë në të gjitha plazhet për bllokimin e mjeteve pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Sipas Policisë, nga fillimi i sezonit e deri tani janë bllokuar 20 mjete lundrimi, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë bllokuar 7 mjete lundrimi.
Policia Kufitare vijon punën për evidentimin dhe bllokimin e atryre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion ose që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara ku pushuesit bëjnë plazh.
Prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorrë uji.
Njëkohësisht në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive qe kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë.
Po në këtë kuader gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 6 takime me përfaqësues të pushtetit vendor.
Prej mëngjesit të sotëm Policia Kufitare ka nisur një operacion në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që jan pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com