PRISHTINË – Nëpërmjet një deklarata shpërndarë mediave sot në mnëgjes policia e Kosovës ka informuar median vendase mbi të drejtën e tyre për të raportuar në lidhje me protestën e sotme të Vetëvendosjes.
“Për sigurinë tuaj, si dhe për t’i shmangur incidentet, rastet e mundshme, dhe pengimeve në kryerje të detyrave të ndërsjella, ne kemi përgatitur enkas për ju një raport informues për:
• Lokacionin e përshtatshëm dhe të sigurt për marrje të pamjeve-xhirimeve nga ana e juaj (për të cilin do të njoftoheni në vendngjarje nga zyrtarët policorë);
• Ekspozimi i kartelës identifikuese të mediumit që ju përfaqësoni është i obliguar dhe ajo duhet të jetë e vendosur në vend të dukshëm;
• Përdorimi i jelekëve reflektues me mbishkrim “PRESS” (ose emrin e mediumit) - të njëjtit mund të përdoren nga gazetarët dhe kameramanët (fotoreporterët) që mbulojnë ngjarjet gjatë protestës;
• Nëse ju lëvizni nga lokacioni i caktuar nga ana e zyrtarëve policorë (perimetri i caktuar për media), përgjegjësia për sigurinë tuaj bie mbi ju.
• Lëvizja juaj në afërsi nga ku mund të pengojë punën e zyrtarëve të PK-së, mund të konsiderohet si vepër e kundërligjshme “Pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, deklaron policia kosovare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com