Policia merr masat për titullin kampion të Tiranës, frikë se mos tifozët vijnë në 'Air Albania'

Policia merr masat për titullin kampion të Tiranës, frikë se mos tifozët vijnë në 'Air Albania'

Policia e Tiranës ka bërë të dituar disa masa teknike që do të merren për organizimin e ndeshjes së sotme në Superligë Tirana-Bylis, që është e fundit për këtë sezon në kampionat. Vigjilenca e shtuar e policisë për këtë ndeshje argumentohet me faktin se Tirana do të ngrejë zyrtarisht titullin kampion për këtë sezon dhe tifozët e saj padiskutim duan që t'i gjenden pranë, por problem është situara me pandeminë.

Duke qenë se ata si një nga dy tifozëritë më të zjarrta në futbollin shqiptar policia ka marrë masa që mos t'i afrohen stadiumit 'Air Albania', me qëllimin mos grumbullimin pasi rrezikohet jetë për shkak të koronavirusit.

Konkretisht në masat e publikuara nga policia thuhet: Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”.

• Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

- Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek  stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Theksojmë se tifozët e Tiranës shpesh herë në ndeshjet e fundit të kampionatit kanë vënë ekipin e zemrës para jetës së tyre, pasi janë grumbulluar jashtë stadiumeve për të krijuar sadopak atmosferë. Për këtë ka patur edhe shoqërime në polici.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat