Policia mësyn në Berat e Fier, arrestohen 6 persona me kanabis (VIDEO)

6 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur me kanabis në Fier e në Berat.

Në Berat konkretisht janë arrestuar 3 të rinj në saj të aksionit të koduar 'Aksi' të zhvilluar në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.

Në pranga kanë rënë L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë; J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë; M. P., 28 vjeç, banues në Durrës; dhe janë kapur me një sasi prej 6.2 kg kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin të arrestuarit e lartpërmendur, Policia ka gjetur të fshehur lëndën narkotike.

Ndërkohë në Fier janë arrestuar E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier; S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier; E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur me rreth 13kg kanabis në saj të operacionit të oduar 'Kreshpan'.

Sipas policisë këto persona janë hetuar për rreth 10 ditë dhe në fund të këtij operacioni në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.

Konkretisht në automjetin tip Audi në pronësi të E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te E. Y dhe S. T.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së  E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri