KRUJË- Dy operacione antikanabisi janë zhvilluar në zonën e Krujës ku janë vënë në pranga 11 persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sipas Policisë së Krujës personat e arrestuar janë pasi kishin mbjellur rreth 2000 rrënjë kanabisi në këtë zonë. Konkretisht në saj të operacionit 'Ndëshkimi 3' në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për: A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë. F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë. G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje. J. K., 24 vjeç, banues në Krujë, K. K., 30 vjeç, banues në Krujë, si dhe A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike kanabis në zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Po kështu gjatë orëve të fundit është finalizuar operacion tjetër i koduar "Ndëshkimi 4", ku pas një hetimi 3 mujor u arrestuan: F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë. S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë. K. T, 22 vjeç , banues në Laç te rrethit Kurbin dhe u bë shpallja në kërkim e A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjësuar nga Policia. Gjithashtu po në vijim të operacionit "Ndëshkimi 4", u bë arrestimi në flagrancë i B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Aksioni për të arrestuar këta persona i zhvilluar orëve të fundit në Krujë “Ndëshkimi 3” dhe “Ndëshkimi 4” janë vijim i dy aksioneve të tjera “Ndëshkimi 1, 2”, nga të cilët janë arrestuar 16 persona..
Policia të arrestuarve u ka ndaluar edhe 14 celularë dhe një makinë që do të shërbejnë për zbardhjen e provave të reja për veprimtarinë e të arrestuarve.
Komento