TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mohoi sot efektivëve të saj t’i jetë ulur rroga vitet e fundit, siç thuhej në një shkrim të të përditshmes “Shqip”. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë tha se “i cilëson abuzive pretendimet e ngritura” në media.
Gazeta “Shqip” publikoi sot një artikull me titull “Policia pësoi ulje pagash 62% që nga viti 2003”. Gazeta citon një raport konfidencial prej 35 faqesh të përgatitur nga specialistë të Drejtorisë së Policisë, “në bashkëpunim me programin ICITAP, misionin PAMECA dhe Sindikatën e Policisë, të cilin ia kanë dërguar edhe qeverisë”.
Por Drejtoria e Policisë e cilësoi shkrimin të pavërtetë dhe shtoi se “pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit në vazhdimësi kanë pësuar rritje vit pas viti”.
Sipas Policisë, po ti referohemi vetëm 6 viteve të fundit, rezulton se:
Në vitin 2006, me VKM nr. 558, datë 16.06.2006, rritja e pagës së punonjësve të policisë krahasuar me një vit më parë, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 9.5%
- Niveli i parë drejtues 9.9%
- Niveli i mesëm drejtues 10.4%
Në vitin 2007, me VKM nr. 450, datë 18.07.2007, rritja e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2006, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 11.5%
- Niveli i parë drejtues 10.9%
- Niveli i mesëm drejtues 7.7%
Në vitin 2008, me VKM nr. 1135, datë 05.08.2008 rritja e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2007, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 5.8%
- Niveli i parë drejtues 4.6%
- Niveli i mesëm drejtues 1.7%
Në vitin 2009, me VKM nr.531, datë 27.04.2009, rritja e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2008, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 6.4%
- Niveli i parë drejtues 5.1%
- Niveli i mesëm drejtues 2%
Në vitin 2010, me VKM nr.608, datë 08.07.2010, rritja e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2009, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 4.8%
- Niveli i parë drejtues 5.4%
- Niveli i mesëm drejtues
Në vitin 2011, me VKM nr.558, datë 11.08.2011, rritja e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2010, sipas niveleve është:
- Niveli zbatues 2.5%
- Niveli i parë drejtues 3.1%
- Niveli i mesëm drejtues 2%
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com