Policia e Vlorës në kuadër të zbatimit të planit operacional ka vijuar një sërë kontrollesh të dokumentacionit e personave me qëllim shmangjen e aksidenteve dhe sigurimin e qetësisë për qytetarët.
Në zbatim të këtij "Plani-Masash", në të gjithë qarkun e Vlorës janë angazhuar shërbime të caktuara të cilat kanë ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të organizuar, nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura jo vetëm në akse rrugore por dhe në ambiente të ndryshme, lloto-sporti, lokale nate etj, konkretisht:
Nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës, në total:
- Janë kontrolluar gjithsej 566 automjete,
- Janë kontrolluar e verifikuar gjithsej 428 persona,
- Janë marrë gjithsej 65 masa administrative (19 prej tyre për "xhamat e zi" të automjeteve),
- Janë kontrolluar gjithsej 122 ambiente, lloto sporti, lokale (1 në proçedim),
- Janë shoqëruar në ambientet e Policisë gjithsej 36 persona për verifikim.
Gjithashtu, gjatë javës që lam pas, Policia e Vlorës:
- Ka arrestuar në flagrancë 5 persona për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve",
- Ka arrestuar në flagrancë 3 persona për "Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor".
- Ka ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.
- Janë bllokuar dhe sekuestruar 5 armë zjarri (4-pistoleta dhe 1 automatik), një granatë dore, 51 fishekë.
Vijon puna e Drejtorisë së Policisë Vlorë për rritjen e parametrave të sigurisë në të gjithë qarkun.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56