Është zhvilluar mesditën e sotme analiza vjetore e punës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,ku përveç uniformave blu, kanë qënë të pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës së Beratit, Kryetari i SHISH, Prokurori i Rrethit dhe Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,Skënder Kalemi.
Për të gjithë punën e uniformave blu të qarkut Berat për vitin 2015,foli n/drejtori i policisë Berat, Ferdinand Zëra,i cili u ndal jo vetëm në arritjet dhe objektivat por edhe në rezultatet që janë arritur.
Shifrat e referuara nga Zëra tregojnë për një ulje të kriminalitetit me 220 vepra penale më pak krahasuar me vitin 2014,ndërkohë që zbulueshmëria për vitin 2015 ka qënë 5.6% më e lartë se ajo e një viti më parë.
Kështu,në vitin 2015 janë evidentuar e referuar në Prokurori 1399 vepra penale, janë zbuluar 1323 (94.54%), janë arrestuar 417 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 77, ndërkohë që viti 2014 është mbyllur me 1634 vepra penale, pra 220 më shumë se viti 2015.
Viti 2015 ka thënë Zëra, ka shënuar një rritje me 5% të zbulueshmërisë së krimeve të rënda, rritje me 5% të zbulueshmërisë së vjedhjeve, rritje me 9% të zbulueshmërisë në fushën e trafikimit të narkotikëve, rritje me 8% në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe reduktimin në masën 7% të aksidenteve rrugore në territorin e qarkut Berat.
Duke u ndalur në aksionet e bëra nga blu-të e Beratit gjatë vitit 2015, Zëra është shprehur se kemi një ulje të madhe të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë qarkut, ku kanë qënë të shumta rastet e sekuestrimit dhe asgjesimit të shumë parcelave të mbjella me hashash, kemi reduktim të trafiqeve të paligjshme dhe shfrytëzimit të prostitucionit, rritje të zbulimit të ngjarjeve të vjetra dhe rritje të sigurisë rrugore.
Edhe ky vit, do të përqëndrohet në luftën kundër krimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale si pasojë e konflikteve të mundshme, në parandalimin e përdorimit të drogave nëpër shkolla, në marrjen e masave për mbrojtjen e grave, të miturve e të moshuarve nga dhuna në familje, në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit Polici-Komunitet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50