Policia e Tiranes, Foto; Arkiv
-Operacioni i Policisë së Kavajës i zhvilluar në Rrogozhinë-
TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës, komisariati Kavajë, ka bërë të mundur mbrëmjen e së entjes arrestimin e një shtetasi, pasi në banesën e tij është gjetur një arsenal armësh.
Sipas komunikatës së Policisë Tiranë, mësohet se, Komisariati i Policisë Kavajë ka marrë një njoftim se rreth orës 12:00, në vendin e quajtur Haveriku, komuna Sinaballaj, Rrogozhinë, se janë dëgjuar të shtëna me armë.
Nga veprimet e kryera rreth orës 15.00 janë identifikuar autorët e dyshuar ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit; Shpëtim Sherbet Halili, 19 vjeç, banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë Kavajë, Sajmir Nazmi Meçja, 18 vjeç, banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë Kavajë. Gjithashtu, policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit të mitur me iniciale N.V. /a.ke/
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Armë zjarri e llojit pushkë model 56, kalibër 7.62mm; Fishek model 56, kalibër 7.62 mm, me kapsolle të goditur, predhë 1 (nje) copë; Gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, 11 (njëmbëdhjetë) copë; Krehera të pushkës model 56 pushkë dhjetëshe 2 (dy) copë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Saimir Meçja, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale: - Krehera pushke model 56, 2 (dy) copë dhe fishekë model 56, kalibër 7.62 mm. 20 (njëzet) copë. Materialet ju kaluan Prokurorisë Durrës, për veprat penale të "Mos kallëzimit të krimit", si dhe "Armëmbajtje pa leje".
/Shqiptarja.com