Policia ndalon makinën në Lushnjë, pasagjeri del nga mjeti dhe hedh pistoletën në rrugë, por prangoset menjëherë nga efektivët! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje

Policia ndalon makinën në Lushnjë, pasagjeri del nga mjeti dhe hedh pistoletën në rrugë, por prangoset menjëherë nga efektivët! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje

Foto ilustruese

Erald Banushi (Mejçak) është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi është kapur me armë zjarri pa leje. 32-vjeçari ishte pasagjer në një mjet të ndaluar nga postblloku i ngritur nga Policia.

Policia njofton se gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen ”Çlirimi", në vendin e quajtur “Shinat e trenit”, kanë ndaluar një automjet tip "Volksëagen" që drejtohej nga shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, pasagjeri në mjet, shtetasi E. B. (M)., 32 vjeç, ka tentuar të largohet duke kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje si edhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti tip "Volksëagen" dhe 3 aparate celularë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B. (M)., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pistoleta e sekuestruar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë