Reperi nga Kosova, Getoar Selimi, është një nga personazhet më të komentuara të showbizzit. Gjatë gjithë sezonit të verës këngëtari është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Mbrëmjen e djeshme Getit i është dashur të përballet me një situatë të pakëndëshme. Gjatë koncertit të mbajtur në një nga clubet në Pejë, policia e ka ndërprerë atë dhe ka bastisur clubin. Të gjithë fansat e tij si në shenjë proteste kanë nisur të këndojnë këngën ‘Kush na ka inatin’.
Komento