Policia: Në 1 muaj 711 ndërtime
pa leje, numrin më të lartë Tirana

Në harkun kohor të një muaji, duke filluar nga data, 25 gusht deri në 25 shtator, në të gjithë vendin janë evidentuar 711 raste të ndërtimeve pa leje, ku janë proceduar penalisht 717 shtetas, të cilët janë autorë të ndërtimeve abuzive.

Polcia e Shteti bën me dije masat e posaçme që janë ndërmarrë në të gjithë vendin për të kontrolluar territorin, me synim parandalimin e krimit mjedisor. 

Ndërkaq, qyteti i cila ka mumrin më të lartë të ndërtime pa leje është Tirana, me 183 raste të evidentuara, ku janë proceduar 184 dhe 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 7 janë shpallur në kërkim, ndërsa qyteti i cili ka numrin më të vogël të ndërtimve pa leje është qyteti i Kukësit, ku janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, 1 person person është arrestuar, dhe 3 janë shpallur në kërkim. 

Polcia bën me dije se, për 45 shtetas, në të gjithë territorin kënë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë 657 shtetas të tjerë, janë autorë të ndërtimeve të paligjshme, do të procedohen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.

Çdo person që ndërton në mënyrë abuzive do të përballet me forcën e ligjit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 183 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 184 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar në flagrancë, 165 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 88 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 89 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 83 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 90 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 90 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 88 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 58 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 59 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë, 52 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 27 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 38 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 34 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 24 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 21 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 21 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 46 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 46 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. 

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 66 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 67 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar, 54 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 53 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar, 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë