Policia ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në terren për shkak të motit të keq. Sipas policisë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor bypass-Qafë Murrizë. Ndërkohë akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita (VIDEO)