Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një person që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Ky person është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

Komente

