Policia në fushatë, LSI nuk e 'fal'
Ramën, Vasili: Ndjesa, e pavlerë

Policia në fushatë, LSI nuk e 'fal'<br />Ramën, Vasili: Ndjesa, e pavlerë
Edhe pse kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publikisht për thirrjen e tij dje në mitingun elektoral në Qarkun e Beratit për përfshirjen e policisë në fushatë dhe mbledhjen e votave për PS, LSI e quan të pavlerë këtë tërheqje të kreut të qeverisë.  

Pas postimit në Facebook, Rama u shpreh dhe përpara kamerave jashtë seancës së Kuvendit se gaboi, duke ripërsëritur ndjesën 

"Unë e pranova që kam gabuar. Qëllimi im nuk ishte që të turrja policinë në zgjedhje, por pavarësisht se cili ishte qëllimi im, unë gabova dhe për këtë kërkoj ndjesë dhe kaq. Njeri jam dhe unë", deklaroi ai.  

Menjëherë pas Ramës, para gazetarëve doli Petrit Vasili. Kryetari i LSI-së tha se ndjesa e Kryeministrit është e pavlerë dhe pikërisht me këtë justifikoi deklaratën e Metës për armatosjen e popullit. 

“Me ngjarjet e rënda të ditës së djeshme, ku Kryeministri i ka bërë thirrje policisë në zgjedhje, rendi dhe siguria janë të cënuara.

Populli, nga dje i është kërkuar nga Kryeministri të mos ketë polici për të garantuar rendin publik. U është kthyer zagarëve të krimit dhe në këtë mënyrë ne jemi të motivuar t'i japim përgjigjen e duhur e që vettingu i duhur të nisë me votën e lirë më 25 qershor”
, deklaroi ai. 

Rama: Nuk marr vesh futjen e Metës në fushatë
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, duke komentuar fushatën elektorale 9 ditë përpara zgjedhjeve dhe kur tonet janë rritur jo pak, u shpreh se kjo është fushata më e qetë e zhvilluar ndonjëherë. Ai thumboi edhe presidentin e ardhshëm Ilir Meta kur tha "s'e marr vesh futjen e tij në fushatë". 

I pyetur për tensionet e ditëve të fundit të fushatës, Rama tha se gjithçka është brenda normales, pasi sipas tij për herë të parë në Shqipëri zhvillohet një fushatë e qetë elektorale. Ndërsa shtoi se nuk arrin të kuptojë përfshirjen e presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, në fushatë. 
 
“Fushata elektorale, të gjithë qytetarët e kanë parë, është më e qeta nga pikëpamja e retorikës, nga mosndotja e mjedisit me banera, flamuj, foto e karagjozllëqe që e kanë tensionuar në të shkuarën. Palët thumbohen me njëra-tjetrën, polemizojnë, ndoshta e kalojnë edhe atë masën normale, por brenda normalitetit të plotë.

Ajo që e ka bërë të çuditshme fushatën, është futja e Presidentit në fushatë. Por s’dua të bëj komente, pasi fokus im janë njerëzit, për të arritur që t’i shpjegoj pse na duhet një fitore, jo për pushtet për vete, se ndryshe sot do ishim në hyjë duke pritur 100 mandate dhe Luli do ishte në çadër, ndërsa Jozefina s’do e kishte marrë vesh që s’do ishte në listë”
, shtoi kreu i qeverisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024