Policia në fushatë? Rama kërkon
ndjesë për apelin: Gabimi im!

Policia në fushatë? Rama kërkon<br />ndjesë për apelin: Gabimi im!
TIRANË-Kryeministri Edi Rama kërkon ndjesë për thirrjen që bëri me përfshirjen e Policisë në fushatë.

Paraditen e së shtunës me një deklarate ne rrjet social, Rama reflekton dhe pranon gabimin që ka bërë duke deklaruar se policët pas pune mund të merren me fushatë.

Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi”, shkruan Rama në Twitter.

rama
Rama: Policët fushatë pas pune PD-LSI dhe Demiraj: E ndaluar
Thirrja që kryeministri Rama u bëri dje nga Kuçova, Policëve të Shtetit që të marrin pjesë në fushatë pas orarit të punës ka shkaktuar reagimin e ashpër të PD, LSI, por edhe të Ministrisë së Brendshme.
 
"I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre", tha dje Rama 

Menjehere reagoi Lulzim Basha deklaroi se policia është e depolitizuar, ndërsa LSI e cilësoi si skandal dhe kërkoi reagimin e SHBA, pasi sipas tij, Rama po tenton që të vjedhë votat në 25 qershor.
 
Ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrit teknik të Brendshëm, që ka paralajmëruar policët që të mos marrin pjesë në fushatë, pasi rrezikojnë 1-5 vite burg, pasi sipas ligjit, punonjësit e policisë nuk duhet të mbështesin asnjë forcë politike.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi