Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Policia në Kosovë bën bastisje në komunat veriore, publikohen pamje të armëve të konfiskuara

 

Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar si të dyshuar lidhur me këtë rast. Po ashtu gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar armë, pajisje ushtarake, si dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.

Mediat në Kosovë, kanë siguruar edhe disa pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Shipol të Mitrovicës. 


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës/ Policia: Mund të jenë përdorur 15 - 20 kg eksploziv! 8 të arrestuar, dyshohet se kanë lidhje me 'Brigadën e Veriut' e 'Mbrojtja Civile'! Sveçla: Serbia financoi


S.B/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pëllumb Kulla: Shkrepëtima në vite

Pëllumb Kulla: Shkrepëtima në vite