Policia në vëzhgim të bankave
për të parandaluar grabitjet

Policia në vëzhgim të bankave<br />për të parandaluar grabitjet
TIRANE- Një plan masash është marrë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës me qëllim ruajtjen e sigurisë së bankave në kryeqytet. Ky plan ka ardhur si pasojë e vjedhjeve dhe grabitjeve që kanë ndodhur kohët e fundit.

Eshtë menduar që policia e Tiranës, të bashkëpunojë me rojet e policisë private që janë në ruajtje të bankës, me qëllim parandalimin e grabitjeve të shpeshta, në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur dhe zbardhja e disa prej autorëve të dyshuar. Duke filluar nga ora 08:00 deri në 16:00 nëpër filialet e bankave vihen në punë inspektorë të Hetimit dhe Parandalimit të Ktrimit, si dhe agjentë të policisë.

Efektivët civil, janë gjatë gjithë kohës në mbikëqyrje të personave të dyshuar. Rasti i fundit i një grabitje me dhunë dhe me armë ndodhi një javë më parë në Pro Credit Bank, në afërsi të Pallatit të Sportit "Asllan Rusi". Dy grabitësit kishin një armë zjarri, madje njëri prej tyre kërcënoi rojen e bankës kurse tjetri hyri në ambientet e brendëshme duke marrë një sasi prej 4 milionë lekë të vjetra. Panvarësisht se u bë zbardhja e kamerave të sigurisë autorët ende nuk janë identifikuar nga forcat e policisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)