TIRANË - Nga 25 gushti deri më 16 shtator, në të gjithë vendin Policia e Shtetit ka evidentuar 621 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 623 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Për 44 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 564 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 163 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 160 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar në flagrancë, 141 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 81 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 83 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 77 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 79 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 79 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 77 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 50 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 51 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 45 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 26 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 25 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 30 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 30 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 26 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 19 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 38 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 56 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 57 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar, 44 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 47 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar, 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com