Policia e Fierit ka gjobitur me 700 mijë lekë një të infektuar me COVID në Fier, pasi pas kontrollit të ushtruar nuk ndodhej në banesë.

Policia njofton se është proceduar penalisht shtetasi B. D., 35 vjeç, banues në Fier, i cili kishte thyer karantinën duke dalë nga banesa.

‘Në vijim të kontrolleve të herëpasherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2. Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.’- njofton policia.