Policia nxjerr fotot e tre vrasësve në listën e më të kërkuarve në Shqipëri

Policia nxjerr fotot e tre vrasësve në listën e më të kërkuarve në Shqipëri

Kujtim Qordja, Gentian (Eugen) Sula, Besnik Lamçja

Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të radhës që janë në mesin e të shumëkërkuarve nga drejtësia që janë dënuar në mungesë.

Gentian (Eugen) Sula
Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë Gentian (Eugen) Sula në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B. Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja
Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja
Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit” Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H). Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldo: 30/11/2022 16:11

    ky bq qordja ka edhe kushuriren avokate qe kontrollon provimet e magjistratures nertila qordja shtet legen

    Përgjigju
  • Vlore: 22/02/2020 17:00

    Ja edhe njehere nga shkaterrimi i shtetite shqiptar pas 1990 policia e pamundur nuk ka kapur dot kriminele ketu e 23, 21 dhe 20 vjet me parë . Prandaj duhet të kemi shtete të fortë si të Enverit djalite të madhe te Shqiperise së vetem ai pastrone minjtë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot