Policia operacion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 4 persona, sekuestrohen 19.5 kg kanabis dhe disa doza kokainë

Policia operacion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 4 persona, sekuestrohen 19.5 kg kanabis dhe disa doza kokainë

Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, të akuzuar për prodhim e shitje droge. Është arrestuar një 44-vjeçar me inicialet Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi në pronën e tij u gjetën  të kultivuara  disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën 19.5 kilogramë kanabis.

Në pranga kanë rënë edhe dy vëllezër, E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, banues në fshatin Benë, Vau Dejës, pasi kanë tentuar disa herë të kultivojnë kanabis.

Gjithashtu u arrestua edhe një 40-vjeçar me inicialet N.D., banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit në makinën e tij, iu gjetën të  fshehura disa doza të vogla të dyshuara kokainë dhe një shumë eurosh,

Dyshohet se ky person merrej me shpërndarje  në doza të vogla të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër