TIRANË - Pas lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë sot një tjetër operacion të madh për ndërprerjen e paligjshmërisë në shërbime.
Këtë herë në fokus rrjetet e shërbimit kabllor në fushën e transmetimit televiziv.
Ato në kundërshtim me normat mbi të drejtën e autorit, të drejtave televizive, të pronësisë intelektuale, si dhe ligjin penal në drejtim të shkeljes së markës tregtare.
Siç vijon më tej njoftimi zyrtar i policisë, operacioni i nisur sot në mbrëmje rreth orës 20:00 ka pasur edhe një të proceduar; pronarin e “Cable Albania”, Aldin Risto Gjurbavia, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Këtij iu sekuestruan 57 aparatuara, që dyshohet se shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Policia premton se në këtë fushë operacioni do të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com