Policia e Shtetit ka paralajmëruar një muaj e gjysmë më parë mungesën e sigurisë në Aeroportin e Rinasit dhe rrezikun për një ngjarje të tillë.
Në raportin e mbledhjes së datës 13 maj të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil Shqiptar, evidentohet se nga ana e Policisë së Shtetit është parashtruar problemi i sigurisë së ulët, problemi me kamerat e sigurisë si dhe i mosdhënies në kohë të informacionit për Policinë e Shtetit.
Në këtë mbledhje, drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza ka ngritur shqetësim për të gjitha këto problematika por është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Aeroportit. Sipas Merepezës, situata kamerave është vërejtur që në kohën kur Shqipërinë e vizitoi Papa Françesku.
“Kjo situatë e kamerave ka që në kohën kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë. Disa kamera të vendosura shikojnë vetëm murin. Me si polici nuk kemi akses në këto kamera në kohë reale në aeroport. Nëqoftëse do te duhet një ndërhyrje e menjëhershme e policisë do të duhet një sërë procedurash zinxhir, derisa policia të veprojë”, ka thënë Merepeza.
Nga ana tjetër, një përfaqësues i aeroportit, Ilir Alimema, ka pohuar se ICTS-ja, ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket kamerave të sigurisë, Alimema ka pohuar se policia mund të instalonte ato të sajat.
“Unë ju konfirmoj se bën punë të shkëlqyer, është viti i 11 që kjo kompani është aty dhe është viti i 11 që kjo kompani është e licencuar dhe njohur nga autoriteti nën mbikëqyrjen e vazhdueshme. Drejtuesit e kësaj kompanie janë të licencuar po nga autoriteti, kështu që unë nuk mund të them gjë tjetër. Ne jemi absolutisht të kënaqur me punën që kryen kjo kompani. Përsa i përket problemit të aksesit të kamerave, ne kemi një detyrim kontraktor që është kontrata e koncesionit dhe çfarë do të thotë, që ju te keni akses aty tek ato kamera. Kamerat janë vendosur për efekt të sigurisë për të cilat ne jemi përgjegjës, besoj se ju nuk e keni të ndaluar aksesin të instaloni kamerat tuaja”, ka thënë Alimema.
Kjo mbledhje është mbajtur, pas testimeve të kryera në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, ku janë futur eksplozivë, thika apo persona të paautorizuar, duke sfiduar kështu lehtësisht parametrat e sigurisë së aeroportit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO