Me qëllim parandalimin e aksidenteve, gjatë ditëve të fundjavës nga data 05 deri më 8 gusht policia rrugore ka arrestuar 13 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë që ishin të pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu nga policia rrugore janë vendosur 4776 masa administrative, janë pezulluar 87 leje drejtimi, 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme.
Janë vendosur 839 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 139 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara, si dhe 121 masa për përdorim celulari.
Si dhe janë dërguar në Organin Administrativ Shtetëror 84 drejtues mjetesh.
Në ditët në vijim, policia rrugore njofton se në të gjithë vendin do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor për parandalimin e aksidenteve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com