Një i dënuar me 18 vjet burgim ka mundur sot të largohet nga mjeti i policisë që po e transportonte nga dhomat e paraburgimit në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit Fushë - Krujë
Sipas burimeve të Policisë së kryeqytetit, sot rreth orës 11.00', grupi i shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranës, kanë qënë duke trasportuar me automjet, nga dhomat e paraburgimit në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit Fushë - Krujë, të dënuarin Mirgen Ymeri, 22 vjeç, i dënuar me 18 vjet burgim për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentivë".
I dënuari ka mundur të largohet nga mjeti i policisë. Aktualisht nga strukturat e policisë, janë ngritur disa pika kontrolli me synim kapjen e të dënuarit.
Ndërkohë që po analizohen edhe veprimet dhe procedura standarte e punonjësve të policisë, përgjatë shoqërimit, nga Struktura e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm./ATSH/
/Shqiptarja.com