Policia: Po hetojmë, do luftojmë krimin

Në orën 12: 56 minuta Drejtoria e Policisë së Tiranës sjell një njoftim për shtyp në lidhje me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, zotit Dorian Muça.

“Mbrëmë rreth orës 02.40’, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë, strukturat e policisë morën njoftim se është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorittë Policisë Qarkut Tiranë Zotit Dorian Muça.

Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekepertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale. Nga shpërthimi me lëndë ekplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale."

Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve me synim zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje, do t’ju informojnë në vijimësi.

Në njoftimin për shtyp nënvizohet se Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë qënë dhe do të jenë të vendosur për të luftuar me rigorozitet çdo lloj forme krimi, duke goditur në kohë dhe vendosur përpara drejtësisë elementë kriminal, duke punuar me angazhim maksimal dhe duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit, gjithnjë me fuqinë që i jep ligji.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg