Policia: Protesta e PS paqësore

Policia: Protesta e PS paqësore
TIRANË - Rreth mesditëes forcat e policisë, e bashkë me to edhe të gardës së republikës dhe forcave Renea nisën largimin nga selia e Këshillit të Ministrave. Sipas burimeve pranë drejtorisë së policisë së Tiranës, nuk është raportuar asnjë incident, çka, sipas policisë bëri që PS t’I përmbahet kërkesës së saj për një protestë paqësore.
Në mëngjesin e kësaj të shtune afro 800 efektiva policorë u pozicinouan në ambjentet e jashtme të kryeministrisë, ndërsa siguria brenda godinës u mor përsipër nga forcat Renea, për t’i paraprirë përshkallëzimit të mundshëm të situatës.
Gjatë homazheve prane vendit ku u vranë protestuesit është vënë re me sy të lirë edhe prania e forcave Renea të armatosura, pikërisht në pikën më të lartë të qendrës kulturore “ Pjetër Arbnori” , e njohur ndryshe si Piramida.
3 efektivë të veshur me maska dhe të pajisur me armë, të shoqëruar edhe nga një polic u pozicionuan në majë të Piramidës, një pikë e mirë kjo për të kontrolluar lëvizjet në bulevard. E njëjtja situatë është vënë re dhe në selinë e qeverisë.
Efektivët policorë në thuajse të gjithë kordonët kanë qenë të pajisur me jelekët antiplumb, të cilët i kanë hequr rreth orës 12.15 pasi janë shpërndarë në komisariatet përkatëse.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës