KRUJË-Prej më se një jave, policia e Krujës po bën kontroll masiv në të gjithë territorin e Malësisë së Krujës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Burime për Report Tv bëjnë me dije së në këtë operacion janë angazhuar edhe forca të Ndërhyrjes së Shpejt, të cilët po kontrollojnë zonën edhe nëpërmjet dronëve. Ditën e sotme në terren janë gjetur një sasi shumë e vogël, prej 6 rrënjësh kanabis, e ndërsa në atë të kryer ditën e premte. 45 rrënjë.
Në një prononcimi për Report Tv, drejtuesi i policisë së Krujës, Artur Hebaj tha se në vitin 2019 ka pasur një sasi shumë të vogël të lëndëve narkotike të gjetur, krahasuar me vitet e kaluara.