Policia Rrugore bën ‘bilancin’ për muajin tetor: 49 shoferë të arrestuar dhe mbi 8 mijë gjoba të vëna në Elbasan

Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.

Vetëm gjatë muajit që lamë pas, janë arrestuar 49 drejtues mjetesh dhe motorësh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 8393 shoferë:

-3680 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-1411 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

-822 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

-316 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-960 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-81 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike;

-803 drejtues për parkime të gabura;

-320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri