Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë

Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë

Foto ilustruese

Tiranë-Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku bëjnë me dije se kanë arrestuar 24 persona për shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon. Po ashtu 10,900 masa administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

24 Arrestime dhe procedime penale:

8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

5 persona për pa leje drejtimi.

8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

3 persona për largim nga vendi i ngjarjes.

Masat administrative:

10,900 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,557 në ditë.

38 masa për xhama të zinj.

620 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

173 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

457 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

117 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

302 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

8,000 masa për parkim të gabuar.

633 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, sipas nenit 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

23 raste për tejkalim shpejtësie.

22 raste për shkelje të tjera.

12 automjete u bllokuan, përfshirë 8 automjete për prova materiale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore