Policia Rrugore Durrës ka njoftuar drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë lëvizjet, kryesisht gjatë orarit të mbazdites, në aksin dytësor Plepa –Golem, me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme të qytetarëve. Nga ana tjetër sipas policisë, do të ndëshkohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin normat e qarkullimit rrugor. 

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor, dytësor Plepa -Golem. Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa - Golem, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

• të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos - ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

• drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.