TIRANË - Rrugë me ngrica paralajmërohen në në Qafë Plloçë, në Qafë Qarri dhe në kthesat e Kapshticës. Por dhe në në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë.

Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës për shkak të ngricave që krijohen në tre akset e para rrugore në jug të vendit.

Po ashtu, porosit se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore në veri të vendit, në Fushë Dukagjin-Kukës dhe Kukës-Morinë si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)