Policia rrugore: Ja rrugët
e bllokuara deri tani në vend

Policia rrugore: Ja rrugët <br />e bllokuara deri tani në vend
Nga informacionet e marra nga shërbimet e Policisë Rrugore për ditën e sotme rezulton:

-Në Kukës, aksi rrugor Topojan – Shishtavec është i pakalueshëm, ndërkohë Topojan – Kukës i kalueshëm me zinxhirë. Kalohet me zinxhirë aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë-Kala Dodës në drejtim të Peshkopisë, si dhe aksi Shëmri – Qafë Shllak. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore të këtij qarku.

- Akset rrugore Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës, Reç – Zall - Dardhë – Aras – Muhurr – Peshkopi janë të kalueshme me zinxhirë dhe me vështirësi, pasi ka shtresa akulli. Po ashtu akset Bulqizë – Shupenz – Ostren dhe Stëblevë – Librazhd janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërkohë aksi Aras – Lurë është i pakalueshëm, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në rrethin e Malësisë së Madhe ka dëborë në zonat e thella, lëvizet me zinxhirë në aksin Koplik – Razëm. Po ashtu dhe në akset Bogë – Theth, Salcë – Vermosh, po punohet për pastrimin e tyre.

- Në rrethin e Pukës, akset Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, Qafë Mali – Dardhë dhe Fushë Arrës – Iballë janë të kalueshme me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në akset në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës kalohet me zinxhirë.

- Aksi Librazhd – Bulqizë momentalisht është i kalueshëm me zinxhirë dhe me vështirësi, pasi ka dhe shtresa akulli. Aktualisht po punohet për pastrimin e këtij aksi.

-Në segmentin rrugor Korçë – Qafa e Qarrit, lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë; po ashtu dhe në akset rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë qarkullohet me zinxhirë.

-Në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve në disa segmente që kanë shtresa akulli dhe vetëm gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, bëhet me zinxhirë, ndërsa gjatë orëve të mesditës kalohet pa zinxhirë. Aktualisht po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset