Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore në Dibër, policia ka vënën në pranga 3 shoferë dhe ka gjobitur 70 të tjerë për shkelje të ndryshme në rrugë. Ndërsa 7 patenta janë pezulluar.

Shërbimet e Policisë përgjatë fundjavës kanë monitoruar akset rrugore, me pajisje logjistike bashkëkohore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues automjeti i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, janë pezulluar 7 leje drejtimi.

Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore, janë ndëshkuar me  masa administrative 70 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

-Janë ndëshkuar 21 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-Janë ndëshkuar 24 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara.

-Janë ndëshkuar 6 drejtues automjetesh, për mosrespektim të këmbësorëve.

-Janë ndëshkuar 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

-Janë ndëshkuar 7 drejtues, për drejtim motomjeti pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore e Dibrës, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane dhe interurbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në këtë kuadër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.