Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Elbasan, në pranga një drejtues mjeti dhe nën hetim 3 të tjerë! Gjobiten 1757 shoferë

Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Elbasan, në pranga një drejtues mjeti dhe nën hetim 3 të tjerë! Gjobiten 1757 shoferë

Policia Rrugore

Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Elbasan, policia ka vënën në pranga 1 shofer dhe nën hetim tre të tjerë, pasi u kapën në shkelje të ndryshme në rrugë. Ndërsa janë gjobitur 1757 të tjerë.

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, për drejtim të  automjeteve në mënyrë të parregullt. 

742 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 

341 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

229 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

66 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 

Janë ndëshkuar 379 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer