Policia Rrugore e Elbasanit që në orët e para të mëngjesit ka zbarkuar në terren për evidentimin e drejtuesve nën efektin e alkoolit, mungesë dokumentacioni, tejkalim shpejtësie.

Policia Rrugore ka ngritur postbllok në hyrje të Elbasanit në aksin Elbasan-Metalurgji. Nuk bëhet ende me dije rreth një numri të saktë drejtuesish mjetesh të cilët janë gjobitur.

Postblloqet kanë në fokus mjetet e shpallura "Alert" dhe personat që kanë gjoba të pashlyera ose taksa të papaguara.

Kontrollet janë duke u zhvilluar si në akse kombëtare dhe në rrugë rurale.