Policia e qarkullimit rrugor në Tiranë ka ndërmarë disa aksione gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet, ku ka vendosur dhjetra msa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndëkrohëqë ka arrestuar edhe disa prej tyre.
Sipas policisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore , përmes përdorimit të Radar-it dhe DRAGER-it ka pezulluar për shpejtësi tej normave të lejura 18 leje drejtimi, 10 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 30 masa për mangësi në dokumentacion.
Katër drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 drejtues mjeti për tentativë të korruptimit të punonjësit të policisë për t’i shpëtuar ndëshikimit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, janë arrestuar Y. Dervishi, 34 vjeç, A. Mehmeti, 37 vjeçe, F. Iseni, 23 vjeç, N. Leka, 53 vjeç, si dhe Kristjan Sulo, 34 vjeç.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com